Monumente kulture

Lezha per cdo vizitor te saj ofron edhe vlerat e saj kulturore e artisktike qe disponon.

Biblioteka e qytetit (2001) jeta bibliotekare ne qytetin tone ka filluar shume me heret, por kjo eshte godina e re qe ofron nje fond te madh librash ne gjuhen shqipe e gjuhe te huaja si dhe shume sherbime te tjera. Pallati i Kultures (1983) eshte nje qender e rendesishme e veprimtarive te shumta kulturore, artistike, shkencore qe zhvillohen periodikisht ne planin local e kombetar dhe gjallerojne jeten e komunitetit tone. Galeria e arteve (ne pallatin e kultures), eshte qender e ekspozimit te veprave te autoreve lezhjane e me gjere dhe qe organizon veprimtari te vazhdueshme. Stadiumi Beselidhja i qytetit dhe terrene e ambjente te tjera sportive, jane ambjente jo vetem per te argetuar publikun por edhe per pjesemarrjen e tyre dhe ushtrimin e veprimtarive fizike. Qyteti yne pervec ketyre vlerave te rendesishme historike, arkeologjike, kulturore, artistike i ofron vizitoreve te saj edhe bukurite e spikatura natyrore si malin, kodren, fushen, lumen, detin dhe lagunat e saj si Kune e Vain c'ka i japin atyre kenaqesine maksimale.

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe