Mundësi të barabarta punësimi për të rinjtë e Zadrimes në Lezhë

   Organizata “Ambasadorët e Paqës” në Zadrimë të Lezhës, në kuader të proejktit PACT me fokus” Qeverisja e mirë -Anti korrupsion”, të finacuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me ANTARC, ka organizuar takimin përmbyllës të projektit: ” Mundësi të barabarta punësimi për të rinjtë”.
    Në kampingun veror të ngritur për të rinjtë këtu në mjediset e shkollës “At Gjon Fausti” në fshtin Krajn, u diskuta gjerësisht dhe u dhanë mendime e u parashtraun ide për zgjidhjen e problematikave për sa i përket papunësisë rinore.
      Famullitari i kishës Blinisht-Gjadër dom Enzo u shpreh se të rinjtë ëndërrat e tyre nuk mund t’i realizojne vetem jashtë vendit, por dhe në vendin e tyre në Shqipëri. Ndaj duhet të reflektojmë të gjithë, bashkë me institucionet e shtetit, që të ringrejmë besimin, për një jetë normale që mund të zhvillohet dhe këtu në Shqiperi dhe  të rinjtë mos ta braktisin vendin e tyre.
    Të rinjte, përfaqësues të organizatës “Ambasadorët e Paqes” duke iu referuar ish-presidentit të Amerikes Xhon Kenedi, “mos prisni se çfarë bën vendi juaj për ju, por pyesni veten se çfarë mund të beni ju për venbin tuaj” u shprehën për mundesitë e punësimit e të qendrimit në vendin tonë dhe rritjen e satndartit të jetesës për familjet e komunitetin qytetar.
    Klodiana Kadeli, manaxhere e projektit evidentoi punën që bëhet në kampin veror për ndërgjegjësimin e të rinjëve për t’u mos larguar nga vendi.
     Në bashkendarjen e sfidave për të rinjtë, ky projekt ka si qellim të rrisë efektivitetin e programeve kombëtare të punësimit dhe praktikave lokale të implementuara nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Lezhë për punëkërkuesit e grup moshës nga 15 deri 29 vjeç.

Përgatiti Rrok Lelçaj   Krajn, Lezhë, 12.07.2018

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe