Mundje

mundje

Mundja eshte nder sportet me te vjetra te qytetin tone  dhe per kete sport ne jemi krenare. Zyrtarisht ky sport ne Lezhe u krijua ne vitin 1963 dhe mori pjese ne Spartakiaden e Veriut. Me vone ky sport u mirorganizua me ekipe zinxhire te cilat moren pjese ne te gjitha veprimtarite kombetare.

Suksesin me te  madh e shenoi ne vitin 1982, vit ne te cilin ekipi hyri ne kategorine e I-re dhe vazhdon te konkuroje me sukses edhe ne ditet e sotme duke patur rezultate te larta kombetare dhe nderkombetare  dhe nivel shume te larte  individual  dhe ekipor. Ne kete sport kemi  mjeshter sporti dhe trainer te ekipit kombetar si dhe  anetare te kryesise se federates shqiptare te mundjes. Sot nen  drejtimin  e anetarit te kryesise te federates shqiptare te mundjes  z.Altin Shtjefni, trainer  i ekipit  kombetar te mundjes  si dhe ekipit Beselidhja, ne mbeshtetje  me traineret Sajmir  Loshi dhe Joel   Gjelaj  po vazhdojne te japin rezultate te larta ne kete sport  per te gjitha grup-moshat. 
 
Rrezultatet  e ekipit  mundjes "Beselidhja" gjate 10-vjecarit  te fundit:

2001 - 2007 - fitues   i kampionateve   kombetare (kadete)

2001 - 2007 - fitues   i kampionateve   kombetare (para te rinj)

2004 - 2011 - fitues   i kampionateve   kombetare (te rinj)

2004 - 2011 - vendi i dyte kampionateve kombetare (te rritur)

2001 - 2011 - ekipi mundjes  "Beselidhja"  eshte fitues  i shume kupave te Shqiperise (26   kupa).

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe