Muze-Memoriali i Skenderbeut

memoriali

Muze-Memoriali i Vendvarrimit te Skenderbeut eshte nje institucion i rendesishem kulturor i cili ka nje varesi te dyfishte, nga Bashkia e qytetit Lezhe dhe MTKRS-ve te Republikes se Shqiperise. Ai eshte ngritur me 23 Nentor 1981, dhe eshte projektuar dhe ideuar nga "Skulptori i Popullit" Odhise Paskali dhe arkitekti Latif Lazimi.

Ai shtrihet ne zemer te qytetit antik te Lissusit. Siperfaqja e vete Memorialit eshte rreth 225m2 me lartesi 11m, ndersa muret origjinale te kishes se Shen-Nikollit perfshijne nje siperfaqe rreth 72m2 ku lartesia e mureve arrin 5,25 m. Memoriali i Skenderbeut (Vendvarrimit dhe i Kuvendit te Lezhes) evidentohen dy nga ngjarjet me te medha te Kombit shqiptar: mbajtjen e Kuvendit te Lezhes me 2 mars 1444 ose sic njihet me emrin Beselidhja e Lezhes, ku Gjergj Kastrioti-Skenderbeu bashkoi princat shqiptare ne lufte kunder pushtimit osman dhe, se dyti Vendin e Varrimit te Skenderbeut i cili vdiq ne Lezhe me 17 Janar 1468 ne moshen 63-vjecare nga semundja e malarjes.

Vizitushmeria nga ana e turisteve vendas dhe te huaj nga viti ne vit ka ardhur duke u rritur me nje numer vizitoresh 9000-10000 ne vit. Numrin me te madh te vizitoreve vendas e perbejne nxenesit dhe studentet e Shqiperise, Kosoves, trevave shqiptare te Maqedonise dhe Malit te Zi. Persa i perket numrit te turisteve te huaj numrin me te madh e perbejne turistet europiane dhe amerikane, por nuk mungojne edhe turiste nga vendet afrikane dhe aziatike. Ky vit (Janar-Gusht 2011) shenoi edhe numrin me te madh te turisteve ne keto vite, rreth 12170 vizitore nga te cilet 1730 vizitor te huaj. Kane influencuar ne rritjen e vizitueshmerise dhe germimet arkeologjike qe behen ne zonen arkeologjike perreth Memorialit nga arkeologe shqiptare dhe gjermane, germime te cilat kane nxjerre ne dukje nje pasurin e madhe qe "fle" ne nentoken e Lezhes 2624 vjecare (Lissi i lashte).

Vlen te permenden vizitat e zoterinjve Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu, Pandeli Majko, Arber Xhaferri, ambasadoreve Xhefri, Salzman, zonja Shelton etj. Memoriali ndodhet 100 metra larg qendres administrative.

Adresa : Memoriali i Skenderbeut Lezhe

Nr. tel: 00355696437082

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe