Nata e Kinemasë Europiane

Me rastin e Natës së Kinemas Europiane, me iniciativë të delegacionit europian në Shqiperi,"Europe House" dhe Bashkia Lezhë, në mjediset e Qëndres Kulturore të fëmijëve “Gjergj Lacaj” organizuan shfaqjen e filmit artistk "Trishtimi i Zonjës Shnajder" . Ishin të pranishëm zëvëndëskryetarja e Bashkisë Alfrida Marku, kineast , krijues, punonjës të institucioneve publike, të rinjë e të reja dhe qytetar të Lezhës. Hapi siparin e këtij aktiviteti pergjegjesi i zyres se integrimit europian prane bashkise Lezhë dhe koordinatori lokal i BE-se  Gentian Zhubi, i cili promovoi kendin e BE-së në Lezhë. Para prezantimit, regjisori i njohur i këtij filmi Piro Milkani, foli për subjektin  që trajtohet, personazhet, aktorët, vendin ku u kryen xhirimet, tematikën, stafin realizues dhe mesazhet që ai percjellë tek shikuesit dhe publiku i gjerë.  Me pas gjithë të pranishmit ndoqën me interes filmin “Trishtimi i Zonjes Shnajder”, një realizm premierë filmi me vlera të larta artistike për kinemanë, që u mirëprit në Lezhë. Një premirë filmi si kjo,   vjen për herë të parë në  këtë qytet pas 18 vitesh nga mbyllja e kinemasë.
Rr.Lelçaj  Lezhë, 23.09.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe