Ndermarrja Sherbimeve Publike

Pergjegjesi i  Sektorit te Sherbimeve.

Është nëpunës civil më varësi direkte nga Drejtori i Sherbimeve Publike dhe ka për  detyrë :

  1. Te realizoje drejtimin e Sektorit Sherbimeve, i cili ka për detyre  mirëmbajtjen e infrastruktures publike, si rruge, trotuare, kanalizime, institucionet e arsimit, te kultures, çerdhen e qytetit zyrat e administrates dhe te gjitha objektet pronë të  Bashkise.
  2. Evidenton gjëndjen e infrastrukturës, përcakton  masat që duhen marrë nga ana inxhinerike, materiale dhe financiare per nderhyrjen dhe përmirësimin e  rrjetit ekzistues.
  3. Bashkëpunon me ndermarrje të tjera homologe si ujësjellës-kanalizime, OSSH dhe Albtelekom, per mirembajtjen e rrjetit te infrastruktures nentokesore, per te evituar nderhyrjet e pavullneteshme ne dem te infrastruktures rrugore.
  4. Merr masa dhe preventivon nevojat materiale, per riparimet ne te gjitha akset rrugore, mbeshtetur ne fondet e akorduara per kete qellim.
  5. Gjate muajve te veres çdo vit,  parashikon sherbimin qe duhet kryer ne menyre periodike ne instiutucionet  e arsimit dhe çerdhen e qytetit, per te perballuar fushaten e pranimeve te reja ne shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe drejton punen per rehabilitimin e ketyre institucioneve.
  6. Harmonizon punen me sektorin e investimeve publike ne Bashki per nderhyrjet e parashikuara, per investime ne infrastrukturen publike.
  7. Kontrollon sistemin e ndriçimit, parashikon nevojat per permiresimin e tij dhe pergatit raporte dhe evidenca per nderhyrje si zgjerimin apo permiresimin te rrjetit te ndriçimit. Merr masa për mire - funksionimin e tij gjate gjithë vitit.
  8. Me specialistet e sektorit ne bashkëpunim me sipermarrjen e dekorit, çdo fundviti organizon punen per krijimin e mjedisit festiv te qytetit.
  9. Relaton cdo muaj tek eprori i tij direkt mbi realizimin e detyrave te muajit dhe merr detyra te reja per muajin ne vijim.
  10. Kryen edhe detyra te tjera qe jepen nga Titullari i Bashkise.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe