Në 8 Mars Bashkia Lezhë dhuron lule për gratë e FPNM-së

Në 8-Mars Bashkia Lezhë dhuron lule për më shumë se 100 gratë dhe vajzat, punonjëse në Fabrikën e Përpunimit të Nënprodukteve të Mishit. Janë punonjëset e drejtorisë së shërbimit social dhe zëvëndëskryetarja e bashkisë Alfida Marku, që kanë përgatitur e dhuruar lule enkas për këto gra e vajza në këtë ditë të festës së tyre. Kudo në mjediset e kësaj fabrike u krijua një atmosferë feste e gëzimi, që shoqërohej me buzëqeshje, mirënjohje dhe respekt të dyanshëm. Çdo lule e dhuruar mbante shkrimin: “Bashkia Lezhë ju uron gëzuar 8-Marsin, ju nënave, motrave, vajzave, që çdo ditë i jepni kuptim jetës”.
Në fjalën e saj përshëndetëse zëvëndëskryatrja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku u shpreh se, këtë 8-Mars vendosëm të festojmë së bashku me ju, gratë e vajzat e kësaj fabrike, që në emër të familjeve dhe mirëqenies tuaj pranoni të bëni dhe punë të vështira. Ne të gjithë duhet të reflektojmë, vijoi Marku, në kurimin e zgjidhjen e problemeve që ka shoqëria jone sot. Respekti ndaj jush, nënave dhe motrave tona, është çelësi i zgjidhjes së këtyre problemeve të cilat nisin tek barazia në familje, kushtet e mira të punës, mosdiskriminimi, eleminimi i dhunës në familje, shmangia e martesave të hershme dhe bërja e maksimumit për arsimimin e grave dhe vajzave. Të gjitha këto mbetën pikat kyçe që shëndoshin shoqërinë tonë. Lule, çokullata dhe një bashkëbisedim i përzëmërt me gjithë gratë dhe vajzat e kësaj fabrike, që punojnë për rritjen e mirëqenies së familjeve të tyre. Në fund dhe një foto e perbashkët me gartë e vajzat e drejtorisë së shërbimit social pranë Bashkisë Lezhe, si shenjë i respektit, vlerësimit dhe dashurisë së ndërsjelltë.
Lezhë, 08.03.2018  Përgatitit Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe