Në Lezhë nis trajtimi i qenve endacakë

Nis trajtimi i qenve endacakë në zonën e Lezhës. Qentë endacak në këtë zonë ishin bërë shqetësim i madh për banorët.
 Por këtij problemi si duket po i vjen fundi, pasi një shoqatë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës dhe disa vullnetar kanë nisur punwn pwr kapjen dhe akomodimin e tyre.
 Njëkohësisht bashkia ka njoftuar edhe qytetarët që mbajnë qenë të kenë kujdes në lidhje me trajtimin e tyre, në të kundërt sipas ligjit do të marrin masa ndëshkimore.
 "Me ndihmë e një shoqate po bëjmë trajtimin e këtyre kafshëve. Qentë sterilizohen, matrikullohen dhe nuk janë më të rrezikshëm në qytet" shprehet  Ndue Lushi, drejtor i shërbimet publike pranw bashkisw Lezhë.
Ndërsa njëra nga vullnetarët, Arta Uka, u shpreh se qytetarët duhet të sensibilizohen me këtë nismë, pasi një pjesë e mirë e qenve që qarkullojnë në qytet në fund të ditës kanë një pronar.
 "Në momentin që privatët informohen, të merren me kafshët e tyre dhe të mos i hedhin në rrugë, t’i vaksinojnë dhe kwshtu numri reduktohet" tha Arta Uka, vullnetare.
 Deri tani janë kapur një numër i konsiderueshëm qensh endacakë, ndërkohe që pas mjekimit, sterilizimit dhe më pas vaksinimit pritet që ata të mos përbëjnë më rrezik për komunitetin.

Rr.Lelçaj               Lezhë, 21.04.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe