Ne Shengjin çelet sezoni i ri turistik 2018

Plazhi i Shëngjinit dhe i gjithë bregdeti i Lezhës kanë nisur të popullohen me pushues vendas dhe të huaj. Fluksi i tyre ka ardhur duke u rritur më shumë në fundjavë. Ditët me diell dhe rritja e temperaturave  kanë nxitur  lokalet dhe hoteleritë që të hapin portat për myzafirët. Gjithçka duket se është bërë gati.  Për të garantuar një fillim dhe vijëmsi të mbarë të këtij sezoni Bashkia e Lezhës ka marrë të gjitha masat e duhura në përmirëimin e infrastrukturës turistike dhe krijimin e kushteve sa më komode për pushuesit, që pritet të jenë më të shumtë në numër këtë vit.
Bregdeti i Shëngjinit ka qënë dhe vendi i organizimit të çeljes së sezonit të ri turistik. Me sloganin; mirëse vini në Lezhën turistike, janë promovuar resurset dhe bukuritë natyrore të bregdetit, por dhe asetet historike, arkeologjike, etnofrafike dhe trashëgimia e pasur kulturore.
Ceremonia e çeljes se sezonit të ri turistik vijoi me një koncert festiv ku interpretuan këngëtarë, vallëatrë e instrumentist të grupeve artistike të Lezhës e më gjërë. Ne fjalën e tij përshëndetëse kreu i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj evidentoj ndryshimet e bëra këtë vit në rrejtin infrastrukturor turistik të bregdetit, ku ndër të tjera veçoi zgjerimin e rruges per ne Shengjin, pastërtinë e mjedisit, rregullin, qetësinë dhe sigurimin e ujit të pishëm 24 orë pa ndërprerje. Ai garantoi përkushtim maksimal për një sezon turistik me sa më shumë kushte dhe shërbime ndaj pushuesve. Në këtë mbrëmje Frrokaj prezantoi edhe Administratorin e ri të Njësisë Administrative të Shëngjinit Gjokë Caci, i vili u zotua për përkushtim maksimal në mbarëvajtjen e sezonit si dhe në zgjidhjen e problemeve të komunitetit të kësaj njësie.
Në Shëngjin atmosfera festive zgjati deri ne mesnatë si një urim mirëseardhjeje ndaj pushuesve e turistëve që do zgjedhin bregdetin e Shëngjinit dhe të Tales për pushimet verore te ketij sezoni
turizmi1 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe