• English

Ne bregdetin e Tales ne Lezhe organizohet faza e pare e kampionati kombëtar sportiv të peshkimit

Të apasionuarit pas peshkimit do të kenë mundësi që të testojnë aftësitë e tyre në një kampionat kombëtar. Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv ka hapur në Tale të Lezhës etapën e parë të kampionatit sportiv te peshkimit. 58 pjesëmarrës i janë bashkangjitur aktivitetit që organizohet për herë të parë. Peshkimi në det të trazuar mbajti për 4 orë mbërthyer të gjithë garuesit këtë fundjavë. Presidenti i Federatës Shqiptare së Peshkimit Sportiv, Vasjan Lami tha se edhe përzgjedhja e bregdetit të Tales nuk ishte e rastësishme.  apësira e madhe e këtij bregdeti është një mundësi që ky sport të ushtrohet masivisht dhe me lehtësi, ndërsa është një sfidë edhe për të gjithë garuesit. Në startin e këtij kampionati ishte edhe kreu i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Ai u shpreh se e ka mirëpritur zgjedhjen që Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv ka bërë duke e nisur në Tale etapën e parë të këtij kampionati. Frrokaj shtoi se do të bashkëpunojë me këtë federatë në mënyrë që sportistët edhe të relaksohen duke ushtruar këtë sport, por ndërkohë edhe promovohen vlerat turistike që kanë zona të tilla siç është bregdeti i Tales. Garuesit i janë bashkuar këtij sporti më shumë si çlodhje, por ka edhe nga ata që e kanë pasion të trashëguar. Një pjesë e tyre tenton të dalë nga rutina e përditshme dhe peshkimi është një mundësi për tu relaksuar. Etapa e dytë e këtij kampionati do të vijojë me peshkimin në Shqipërinë e mesme për të vijuar më pas drejt jugut, kjo edhe si një formë gjithpërfshirëse për të promovuar sportin dhe turizmin. Organizatorët u kanë bërë apel të apasionuarve për t’iu bashkuar Kampionatit në fazat në vijim duke e lënë të hapur mundësinë për ata që munguan në çeljen e tij.
Rrok Lelçaj

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe