Në ditën e 7 Marsit Bashkia Lezhë nderon mësuesit me kontribut në arsim

Me rastin e 7- Marsit, Ditës së Mësuesit, zëvëndëskryetarët e Bashkisë Lezhë Enver Hafizi, Alfrida Dedgjonaj, Marku dhe drejtori i arsimit e kulturës Ardian Laçi, kanë pritur mësuesit e dalluar dhe me kontribut të gjatë në arsim Rita Hasku, Flora Deda dhe Rabie Mile. Duke ju dhuruar buqeta me lule dhe uruar Festën e Mësuesit, njëherësh zëvëndëskryetarët e Bashkisë Lezhë kanë vlerësuar kontributin e tyre dhe punën e palodhur në formimin dhe edukimin e brezit të ri. Zoti Hafizi, në emër të kreut të Bashkisë z.Fran Frrokaj, ka shprehur mirnjohje e mbështetje  të vazhdueshme për të gjithë mësuesit që punojnë me përkushtim e devocion në përmbushjen e misionit të tyre fisnik. Mësueset Deda, Hasku dhe Mile, duke premtuar angazhim maksimal në formimin dhe edukimin e nxënësve, i shprehën mirënjohje Bashkisë Lezhë për nderimin dhe vlerësimin që u bënë atyre sot në Ditën e 7-Marsit.
Rrok Lelçaj 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe