Në panairin e turizmit mesdhetar në Tirane, Lezha veç të tjerash prezanton dhe mundësitë e destinacioneve të reja turistike

Në Panairin Mesdhetar të Turizmit, organizuar për dy ditë me radhë në Tiranë, Bashkia Lezhë prezanton vlerat turistike dhe kulturore të sajë. Ndër të tjera Lezha promovon edhe mundësitë e eksplorimit të destinacioneve të reja turistike, që mund të ndikojne në rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve të huaj. Në stendat e pavionit të Lezhës u vunë re shumë vizitorë , të cilët shfaqen interes jo vetëm për bregdetin dhe plazhet mjaft të frekuentuara, por edhe për traditat kulturore, folkun burimor, instrumentet e kostumet popullore, gastronominë dhe historinë e lavdishme . Përmes këtij aktiviteti promovues synohet rritja e bashkëpunimit rajonal si dhe rritja e numrit të turistëve në Lezhë.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe