Nis aksioni për pastrimin e territorit të Bashkisë Lezhë

Në kuadër të planit kombëtar për një “Shqipëri të Pastër” ka nisur në Lezhë aksioni për pastrimin e gjithë territorit. Drejtues të institucioneve e punonjës të administratës publike, mësues e nxënës shkollash, janë bërë pjesë e këtij aksioni, duke ndërhyrë në rrugët, sheshet e shetitoret e qytetit, por dhe në zona të tjera problematke të njësive administrative. Bashkia dhe Prefektura, me administratat e tyre, po i paraprijnë këtij aksioni me impakte pozitive në mjedis dhe turizëm. Deri në përmbylljen e tij, ky aksion do kalojë në disa faza. Drejtori i Programim Zhvillimit, Petrit Marku, bën të ditur se, në bashkëpunim me institucionin e Prefektit dhe gjithë administratën publike është hartuar një plan veprimi për të ndërhyrë edhe në pastrimin e bregdetit dhe në çdo cep të territorit te Bashkisë Lezhë. Faza e dytë e këtij aksioni do vijojë në fillim të javës që vjen me pastrimin e territorit në Njësinë Administrative të Shënkollit, Kolshit e të Shëngjinit, për të vijuar kështu edhe në njësitë e tjera. Punohet me objektiva të qarta ”Për një Lezhë sa më të pastër”.
Rr.Lelçaj  Lezhë, 09.02.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe