Nisin punimet per restaurimin e Memorialit te Skenderbeut ne Lezhe

Kane nisur punimet per restaurimin e Memorialit te Skenderbeu ne Lezhe. Ky projekt me vlere 30 milion lek financohet nga Ministria e Kultures dhe realizohet brenda vitit mbarekombetar te Gjergj Kastriotit. Nderhyrja do te behet e plote jo vetem ne vendvarrimin e heroit por dhe ne mjediset e jashtme te tij, deri tek porta hyrese dhe muret e qytetit te poshtem. Ka inspektuar punimet ministrja e Kultures Mirela Kumbaro e cila eshte shprehur se restaurimi nuk do te jete i sperfaqshem ne kete monument kulture me vlera te rralla, per te cilin prej vitesh nuk jane bere investime rehabilituese. Drejtori i Turizmit e kultures prane bashkise Lezhe Ardian Laçi i ka ngritur ministres problemin e nderprerjes se vizitave ne Memorial tani ne periudhen e dyndjes se vizitoreve e turisteve te huaj dhe intensifikimin e punimeve per perfundimin sa me shpejt te projektit. Kumbaro ka argumentuar se eshte nje konicidence jo e mire, perplasja e sezonit turistik me kohen optimale per nderhyrje te tilla qe kerkojne kohe te qendrueshme e me diell.
Pergjegjesi i sektorit te trashegimise kulturore prane Bashkise Lezhe Paulin Zefi ka folur me ne detaj per gjithe procedurat e punes restauruese qe do te kryhen ne kete memorial.
Ky eshte maketi perfumndimtar i restaurimit te Memorialit i cili pritet te perfundoi brenda ketij viti, i shpallur si viti mbarekombetar i Gjergj Kastriotit Skenderbeu.
Pergatiti Rrok Lelçaj  Lezhe, 26.06.2018


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe