Nje kopesht i ri per parashkolloret ne Lezhe

Këtë vit, pranë Qendrës Multidisiplinare Malteser, do të shtohet një shërbim i ri për banorët e Lezhës: kopësht parashkollor, grupmosha 5-6 vjeç. Kushte mjaft të mira si dhe stafi i specializuar, do të jenë në shërbim të fëmijëve të ciklit parashkollor, nga e hëna në të shtunë, me fokus të veçantë familjet në nevojë.
Përveç kësaj, në kopshtin ekzistues të lagjes Skenderbeg, bashkia Lezhë në bashkëpunim me Malteser, ka ndërhyrë duke përmirësuar ndjeshëm kushtet në ambientet e brëndshme.
Po punohet gradualisht për të përmirësuar situatën në të gjitha kopshtet e çerdhet në bashkinë Lezhë, si rezultat i mosdërhyrjeve ndër vite, ku problemet më urgjente janë konstatuar në Lezhë. Në tetor, Bashkia Lezhë, fillon rikonstruksionin e kopështit të lagjes ”Gurra”.
rr.l

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe