Një milion pushues frekuentuan bregdetin e Lezhës këtë sezon turistik

PleRreth 1 milion pushues, prej të cilëve gjysma ishin vizitorë e turistë, zgjodhën të pushojnë në bregdetin e Lezhës këtë sezon veror.
Destinacioni kryesor ishin Shëngjini dhe plazhet e tij të Ranës së Hedhun e Kunës.
Bukurisë së bregdetit ranor dhe kurativ të Lezhës iu bashkangjitën edhe pastërtia, kulinaria, çmimet e arsyeshme dhe shërbimet mbreslënëse.
Numri i lartë i pushuesve, ka tejkaluar edhe pritshmëritë që kishin të zgjedhurit lokal. Kreu i Bashkisë së Lezhës zoti Fran Frrokaj ka qënë i angazhuar  në krijimin e kushteve për pushuesit e vizitorët e huaj këtë sezon turistik, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës turitike në plazhe. Punonjsit e policisë bashkiake kanë qënë të kudondoshur, për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike në gjithë bregdetin e Lezhës, që nga Rana e Hedhun e deri në Tale. Furnizimi i pandërprerë me ujë të pishëm dhe enrgji elektrike kanë qenë faktor që ndikuan në rritjen e numrit të pushesve në plazhet e Lezhes.
Administratori i Shëngjinit Tonin Uldedaj e përqëndron vëmendjen tek shërbimet dhe sigurinë e ofruar në bregdet në këtë sezon. Asnjë i mbytur, asnjë incident dhe asnjë shqetësim nga motorat e ujit bënë që Shëngjini të marrë vëmendje maksimale.
"Kemi pasur një fluks në rritje në krahasim me vitet e tjera ku ka arritur deri në 450 mijë pushues dhe vizitorë. Në ditët fund javë numri i pushuesve  në këtë plazh ka arritur në 50 mijë. Këtë vit është eksploruar e gjithë vija bregdetare. Edhe siguria në bregdetin e Shëngjinit ka qenë në nivele shumë të larta ku nuk kemi pasur asnjë problem falë një pune, një grafiku, ku është monitoruar 24 orë nga njsia administrative".
Pavarësisht mangësive në akomodim, plazhi i Tales pati fluks të shtuar pushuesish ditor që arrinin në mbi 30 mijë. Ky plazh vazhdon të vlerësohet për hapësirat e mëdha publike dhe çmimet shumë konkuruese në krahasim me zona të tjera bregdetare.
Vendvarrimi i Skënderbeut dhe kalaja e qytetit vijojnë të tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve e vizitorëve .
Kjo verë solli në Lezhë 30% më shumë vizitorë e turistë drejt këtyre dy aseteve të rëndësishëm.
Përgjegjësi i memorialit, Paulin Zefi tregon se për të vizituar Vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar ka patur interes edhe nga përtej oqeanit. Gjeografi e turistëve, këtë vit, prek gjithë kontinentet.
"Është hera e parë që këtë vit ka pasur turistë nga Zelanda e Re, gjithashtu dhe nga shtete si Kili në Amerikën e Jugut, në të njëjtën kohë edhe grupe të organizuara nga Indonezia dhe Japonia".
Ai shton se në këtë tempull duhet ndërhyrje ristrukturuese  për t’i dhënë vlerën e merituar, e këtë ia kujton Ministrisë së Kulturës duke iu referuar shpalljes së 2018-s si viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeu .

Rrok Lelçaj    Lezhe,04.09.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe