Njoftim mbi çertifikatat elektronike

1200px-certificate_lindje

Ne zbatim të VKM-se Nr. 495, datë 13.9.2017 "PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PËRFITIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE ELEKTRONIKE" dhe Urdherit të Ministrit te Brendshem Nr. 933, date 27.09.2017 per "MARRJEN E MASAVE PËR ZBATIMIN E RREGULLAVE PËR PËRFITIMIN E ÇERTIFIKATAVE NËPËRMJET SHËRBIMIT PUBLIK ELEKTRONIK" njoftojme të gjithë qytetarët e Bashkisë Lezhë së nga dita e Henë, date 06.11.2017, stafi i Bashkisë Lezhë është pajisur me aksesin në portalin E-Albania dhe është trajnuar me qellim përfitimin e dokumentave elektronik që iu shërbejnë qytetarët gjatë marrjes së Sherbimeve pranë Bashkisë Lezhë.

Për këtë i bejme thirrje të gjithe qytetarëve se mund të paraqiten pranë sporteleve të Zyrës me Një Ndalese në Bashkinë Lezhë dhe Njesite Administrative për marrjen e sherbimeve të cilet kerkojnë dokumenta elektronike.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe