Njoftim mbi heqjen e ndërtimeve provizore në bregdet.

74746950

Bashkia Lezhë sqaron opinionin publik,se nuk ka kthim mbrapa ndaj urdhërit të nxjerrë ditë më parë për heqjen e ndërtimeve proviziore, me dhe pa leje në zonat bregdetare të Lezhës.

Mos ndërhyrja brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit nga subjektet, të paracaktuar edhe në urdhërin Nr.174.dt.27.09.2018, ka ardhur si shkak i kërkesave që posedues të këtyre objekteve, i kanë kërkuar bashkisë kohë shtesë për çmontimin e ndërtimeve.

Përballë këtyre kërkesave bashkia gjykoi që t’u jap edhe disa ditë kohë që t’i çmontojnë vullnetarisht.

Bashkia Lezhë konform ligjit dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera shtetërore do të ndëhyrjë me mjetet e saj për shembjen e këtyre objekteve nësë edhe brenda pak ditësh nuk do të jenë të hequra.
Faleminderit !

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe