Njoftim nga Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë"

BASHKIA LEZHË

Njoftim

Njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre për Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” pranë Bashkisë Lezhë nga data 03.02.2020 deri më 28.02.2020.

Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesës së paraqitur nga individët/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, do të jenë:

1.Individë të cilët në momentin e paraqitjes së kërkeses kanë mbushur moshën 18 vjeç;

2.Familjet të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;

3.Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

4.Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar në tabelën e mëposhtme.

 

 

Bashkia

Numri i përfituesve per vitin 2020

Struktura e Familjes (nr. persona)

Struktura e Apartamentit qe perfiton

Kufiri Maksimal i Kredisë/ Familje

Te ardhurat min

Te ardhura Max

Lezhë

100

2

G

2,800,000

26,000

61,571

3

1+1

3,360,000

26,000

76,883

4

2+1

3,920,000

27,545

96,770

5-6

3+1

4,760,000

33,447

104,798

 

Përparësi do të kenë:

- Çiftet e reja dhe të rinj me moshe jo me të madhe se 35 vjeç

- Individe /familje të minoritetit Rom dhe Egjiptian

- Gra kryefamiljare/gra të dhunuara

Kerkesa per te perfituar nga programet e strehimit

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe