Njoftim për heqjen e ndërtimeve të përkohshme në zonën bregdetare

Bazuar në ligjin Nr.9870.dt.16.07.2007, ”Për inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundraligjshme” i ndryshuar dhe ligjin Nr.107/2014 ” Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM Nr. 894.dt.04.11.2015, ”Për Unifikimin e Proçedurave të Kontrollit të Territorit IKMT dhe IVMT, VKM Nr.408.dt.13.05.2015, ”Për Miratimin e Rregullores të Planifikimit e Zhvillimit të Territorit’’, për Inspektoriatin e Ndërtimit dhe Urdhërit Nr.174 dt.27.09.2018 të kryetarit të Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj; Bashkia Lezhë njofton të gjitha subjektet në zonat bregdetare të heqin në mënyrë vullnetare ndërtimet e përkohshne brenda 10 ditësh nga njoftimi zyrtarë.
Bashkia Lezhë urdhëron çmontimin edhe të të gjitha atyre ndërtimeve të përkohshme me strukturë druri apo metalike të ngritura edhe me leje në bazë të ligjit Nr.107.dt.31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit dhe VKM Nr. 408.dt.13.05.2015, neni7.
Pas afatit 10 ditorë nëse objektet nuk largohen nga poseduesit në mënyrë vullnetare, Bashkia Lezhë urdhëron heqjen e tyre nga ana Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes Territorit, nga Policia Bashkiake,Drejtoria e Shërbimeve dhe organet e tjera kompetente.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe