Njoftim për shtyp

Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës  së shkuar ku është qëlluar me armë zjarri disa herë nga jashtë në një distatancë të papërcaktuar, godina e Njësisë Administrative Blinisht.
Sa më lart, sqarojmë  opinionin publik se me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj, u ngrit menjëherë një grup punë, nga i cili pas verifikimit  deklarohet  se, kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës.Nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, saktësojmë se nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata. Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje, që cënon rendin , shërbimin administrativ dhe publik .

Faleminderit !

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe