Njoftim për taksapaguesit
BASHKIA LEZHË
DREJTORIA E TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE
NJOFTIM
Taksapaguesit që janë të interesuar për
“Kërkesë për vërtetim shlyerje detyrimesh për taksat dhe tarifat vendore ndaj Bashkisë Lezhë”.
Subjekti bën një kërkesë me shkrim, nga adresa e tij elektronike e deklaruar në sistemin tatimor në qkr (nëse e ka deklaruar një të tillë ose nga adresa e vet personale), në adresën elektronike të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë lezhë taksat@lezha.gov.al , duke shënuar të dhënat e tij si subjekt, që janë :
a. NIPT,
b. Lloji i Aktivitetit,
c. Adresa ku ushtron aktivitetin.
d. Emri i Administratorit /Personit te Autorizuar
e. Nr.tel & Adrese Email të Subjektit
Vërtetimi do plotësohet brenda ditës, nëse subjekti nuk ka detyrime të pashlyera ndaj Bashkisë, në të kundërt ai do njoftohet me email për arsyen e mosplotësimit të kërkesës për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore ndaj Bashkisë Lezhë.