PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

PROGRAMI RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën[1],Republikën e Maqedonisë së Veriut, Maline Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm është të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile. Në kuadër të këtij programi, në Shqipëri pritet të zbatohenrreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere[2].

Në kuadër të Thirrjes së dytë publike për OSHC-të në partneritet me projektin ReLOaD në Shqipëri, ju informojmë se Bashkia Lezhë organizon sesione mentorimi sipas axhendës:

Data

Ora

Tematika e sesionit të mentorimit

11.03.2019

10:00 - 13:00

Korniza logjike

11.03.2019

14:00 – 17:00

Projekt propozimi

12.03.2019

10:00 - 13:00

Buxheti

12.03.2019

14:00 – 17:00

Plani i aktiviteteve

13.03.2019

10:00 - 13:00

Çështje të tjera të aplikimit

Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në çështjet e mësipërme. Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën: pzhvillimi@lezha.gov.al



[1]Të gjitha referencat lidhur me Kosovën duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 (1999)

[2]Durrës, Dibër, Shkodër, Prrenjas, Elbasan, Korçë, Librazhd, Tiranë, Tropojë, Roskovec, Përmet and Lezhë

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe