Pallati i Kulturës shpall premierën ‘Dita e Shenjtë Arbnore’

“Dita e Shenjtë Arbnore” ka qenë premiera e re që Pallati i Kulturës Lezhë në bashkëpunim me shkollën amerikane “Lezha Academic Center” kanë shfaqur para artdashësve lezhjanë në kuadrin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe festave të fundvitit. I konceptuar si një koncert muziko-letrar, udhehëqësi artistik Kol Kunora, gërshetoi bukur fjalën poetike me vokalin e këngëtarëve Roberta Kaçaj, Marjana Begu dhe Desara Smaka, të cilat fituan duartrokitjet e të pranishmëve. Ky koncert u realizua edhe me ndihmën e teatrit poetik të nxënësve të  shkollës amerikane “Lezha Akademik Center”

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe