Panairi i Gjelit te detit

Është dhjetori i katërt që Bashkia Lezhë në prag të festimit të Vitit të Ri organizon panairin e gjelit të detit. Me qellim për të krijuar mundësi për fermeret e Zadrimës në ekspozimin dhe shitjen e ketij produkti Bashkia u ka caktuar atyre vende të posaçme. Zevendeskryetari i Bashkise Lezhë Enver Hafizi bën të ditur se ky panair modest ndikon në krijimin e një klime mbështetjeje për fermerët e këtij aktiviteti prodhues, kryesisht në Zadrimë, ku rritja e gjelit të detit, eshte një traditë e kahershme e kësaj zone…Vetëm në njësinë administrative të Dajçit kultivohen rreth 4500 krerë të shpërndarë në disa fermerë si në fashatrat Dajç, Kotërr, Dragush apo Kodhel. Ndërsa në gjithë Zadrimën numri i tyre arrin në afer 15 mijë krerë .Gjelërritësit e Zadrimës shprehen se me gjithë vështirësitë që hasin, nuk abuzojne me ushqimin, dhe nuk e kane braktisur këtë traditë.

Në këtë panair veç "gjelave te detit" u ftuan edhe prodhues të tjerë nga gjithë fshatrat e Njësive Administrative të Bashkise Lezhë, që duan të ekspozojnë prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale bio. Në këtë panair një vend të veçantë zuri dhe ekspozimi i prodhimeve të bletarisë. Bletërritësi i njohur Jak Ndoja ka sjell në këtë panair një sasi mjalti të prodhuar nga 200 koshere bletësh qe sot ai administron në parkun e tij.

Panaire të tilla promovuese të organizuara nga Bashkia Lezhë po ndikojnë në rritjen e tregut e interesit për shtimin e numrit të krerëve të gjelit të detit, por dhe numrit të fermerëve që merren edhe me aktivitete të tjera të prodhimit bujqësor e blegtoral bio.

 

Rrok Lelçaj Lezhë, 28.12.2018 

 

 

 

 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe