Për herë të parë në Lezhë jep shfaqje teatri tre planësh per Fëmijë-Mendo për shëndetin tënd

Në Lezhë u soll për herë te parë teatri 3planësh për fëmijë. Shfaqja “MENDO PËR SHENDETIN TËND” e realizuar nga Qendra Kulturore e Femijëve “Gjergj Lacaj” në Bashkine Lezhë u prezantua në ditën botërore të shëndetit mendor. Në skene u ngjitën 20 fëmijë dhe 10 të rritur që aktruan për fëmijët ndërsa synohej që të promovohej mënyra e shëndetshme e të ushqyerit. Kjo pjesë tërhoqi vemëndjen dhe duket se u kuptua edhe nga fëmiëjt. Ata e përjetuan bukur këtë ndjesi të parë këshilluese dhe argetuese për ta. Salla e mbushur me fëmijë dhe duartrokitjet e tyre tregon që kjo Qendër po rikthehet në funksionin e vet, tha nënkryetarja e bashkise Alfrida Marku e pranishme në shfaqje të premierës. Sipas saj në skenën e kësaj Qendre nuk po vinë vetem risi, por shfaqje që kishin munguar prej vitesh. Eksperiencë e re, e bukur dhe mjaft emocionuese. Regjizori i shfaqjes Klodian Marku dhe skenografi Tonin Kola thonë se puna me femijët ishte dicka ndryshe por që do ta bënin sërish me të njëjtin pasion dhe perkushtim. Ka qënë një eksperience e paprovuar me parë, e vecantë për menyrën e realizuar dhe sigurisht tejet emocionuese ndërsa shihje fëmijë që gezojnë dhe shoqerojnë me kureshtje të gjithë shfaqjen. Realizimi për shfaqje të tilla është i vështirë, por për përgjegjësin e Qendre Kulturore të fëmijëve në Lezhë Marcel Lacaj fakti që shfaqja u realzu, tregon se kur ka vullnet gjithçka tejkalohet. Teatri 3planësh në Lezhe do të nis menjëherë përgatitjet për realizimin e një tjetër shfaqjeje në kuadër të vitit të Skenderbeut dhe gjithcka do jetë gati në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombetar Gjergj Kastrioti. Shfaqja "Mendo per shëndetin tënd" do të vijojë të jepet edhe për fëmijët e tjerë të kopshteve në Lezhë. Në kuadër të Ditës  Botrore të Shëndetit Mendor, në sheshin para Bashkisë Lezhë, Qendra Kukturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” vijoi me  aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike, ku krahas lojrave me top, përformoi dhe banda frymore e fëmijëve.
Rr.Lelçaj           Lezhë, 10.10.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe