Perfundon se rikonstruktuari rruga e Torovices ne Lezhe

Perfundon se rikonstruktuari rruga e Torovices ne Lezhe. Eshte ky nje investim i Qeverise permes Fondit shqiptar te Zhvillimit, me vlere 316 milion lek duke bere te mundur rehabilitimin e ketij aksi me gjatesi 19.3 km, qe fillon ne Balldre dhe perfundon tek Bendi i argjinatures, qe lidh Malin e Jushit me Malin e Kolajve dhe zonen turistike te Velipojes. Ka mbi 30 vite qe nuk ishte vene dore mbi kete rruge tejet te amortizuar, ku gropat e balta ishin bere te paberballueshme per banoret e Torovices dhe automjetet qe leviznin me shume veshtiresi ne kete segment rrugor. Tani pamja eshte krejt tjeter. Vendin e gropave e ka zene asfaltimi cilesor, ku firma zbatuese “ALBTIFBAU” ka permiresuar e permbushur me korrektesi çdo tregues punimesh te projektit. Ne qender te Torovices, ne te dy anet e rruges jane ngritur trotuaret e reja, eshte bere ndriçimi dhe gjelberimi i tyre. Banoret shprehen te kenaqur per kete investim jetik per ta, i cili pas nje premtimi te dhenë me pare, realizohet me insistimin e kreut te bashkise se Lezhes Pjerin Ndreu...

Siç ben te ditur inxhinieri zbatues Fation Pashi, ne asfaltimin e gjithe gjatesise se trupit te rruges eshte operuar me nje teknologji te re qe lidhet me riciklimin e e shtresave ekzistuese. Nderkohe per t’i ikur sa me shume shembjeve anesore te trupit te rruges, qe vijne si pasoje e renjes se tokes torfike, ne shume pika e segmente, eshte grryer nga mali. Keshtu tani trupi i rruges, ndonese me i ngushte, eshte bere me stabil. Perfundimi i rruges se Torovices permbush pritshmerite e kahershme te banoreve duke ndihmuar fermeret e kesaj zone ne tregtimin e prodhimeve bujqesore te fushes dhe lidhjen e tyre me Lezhen dhe zonen turistike te Vlelipojes.

Pergatiti Rrok Lelçaj Lezhe, 25.01.2020

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe