Përkujtohet ne Lezhë 28-Nentori 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare

Në përkujtim të 28-Nentorit, 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare Bashkia e Lezhës në nderim të kesaj Date me rendësi historike organizoi disa veprimtari. Me këtë rast, fillimisht, prane Flamurit Kombëtar, ne sheshin para Obeliskut te Kuvendit të Lezhës, u mblodhën qytetar, autoritete te pushtetit lokal, dhe besimeve fetare, deputet intelektual e nxënës shkollash të cilët vendosën tufa me lule. Ndërkohë kryetyari i Bashkise z.Fran Frrokaj nën tingujt e hymnit kombetar të bandes frymore të fëmijëve, bëri ngritjen e Flamurit. Në fjalën e tij përshëndetëse Frrokaj e ka vlerësuar 28-Nentorin si datë e rendësishme historike, pikë kulmore kthese, për fatet e Kombit Shqiptar. Duke evidentuar kontributin e atdhetarëve patriot, që e kryen me sukses misionin e tyre, ai dha mesazhin se kjo ditë e madhe duhet t’i bashkoi shqiptarët kudo që janë me një vullnet të ri per t’iu rikthyer shembujve shtetformues të Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit e themeluesve të tjerë të shtetit shqiptar, figura të ndritura te kombit tonë, që meritojnë nderim të perjetshëm. Ndaj, përfundoi fjalën e tij Frrokaj, duke apeluar për respket e mirënjohje të thellë për çdo shqiptar që ka kontribuar e kontribuon ndër vite për pavarësinë, lirinë e porsperitetin e shqipërisë tonë të dashur.  Përshëndeti me këtë rast edhe prefekti i Lezhës z.Gjergj Prendi, i cili duke uruar për Festën e Flamurit e vlerësoi këtë datë historike si mjaft të rëndësishme për fatet e kombit shqiptar.
Më pas në sallën e pallatit të kulturës u dha një koncert artistik me numra të zgjedhur kushtuar festës së Flamurit, 105-vjetorit të  shpallja së Pavarësisë  Kombëtare, ku interpretuan  aktorë, vallëtarë, këngëtarë, instrumentist nxënës shkollash dhe artist e krijues të Lezhës.

Lezhe, 28.11.2017     Pergatiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe