Perkujtohet ne Lezhe 549-vjetori i vdekjes se Skenderbeut

Është përkujtuar në Lezhë 549- vjetori i vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Me këtë rast në memorialin që ruan vendvarrimin e heroit, drejtues te pushtetit vendor dhe institucioneve, perfaqesues te partive politike e besimeve fetare, nxenes shkollash e qytetar te Lezhes, bene homazhe e vendosen tufa me lule.
Kryetari i bashkise Fran Frrokaj ne fjalen e tij pershendetese theksoi se, kjo dite shenon permbylljen e nje prej periudhave me te shendriteshme te historise sone, kur shqiperia iu imponua Europes si mbrojtese e qytetrimit dhe civilizimit te saj dhe Gjergj Kastrioti hyri ne historine e mesjetes si nje nder gjeneralet  me te medhenj te epokes se vet, si strateg i luftes dhe profet i paqes. Sot Lezha perkujton nje date historike qe ruhet ne memorien e gjithe shqiptareve, jo thjesht si nje date kur heroi mbylli syte, por si nje perjetesim i vepres madheshtore te tij, si nje trashegimi e vyer e trimerise dhe urtesise, vlera keto qe na bejne te ndjehemi krenare qe jemi trashegimtar te Gjergj Kastriotit , njeriut simbol te bashkimit te kombit qe diti te arrij konsensusin e princave hatermbetes, duke u bere baza e themelit te shtetit. Ndaj, perfundoi z.Frrokaj, ne nderim te vepres se Heroit, kemi bere gati te gjitha procedurat dhe i kemi  propozuar Parlamentit per ta shpallur  2- Marsin, Beselidhjen e Lezhes, si feste kombetare. Mbetet deshmi e pakontestueshme lidhja historike e Gjergj Kastriotit me Lezhen dhe Beselidhjen e saj.
Si luftetar i lirise, diplomat, burre i madhe shteti dhe mit i pavdekshem ne memorien e gjithe shqiptarve, Skenderbeu mbetet epokal.
Ne kete pervjetor te vdekjes se heroit, duke ngritur lart figuren e Skenderbeut, percollen mesazhet e tyre te paqes, miresise, tolerances dhe bashkejeteses vellazrore, arqipeshkvi i Shkoder-Pult  monsinjor Anxhelo Masafra dhe Imami i xhamise Lezhe Agim Tereziu. Ne fund, ne nderim te emrit dhe vepres se Gjergj Kastriotit, shkolla 9-vjeçare e qytetit te Lezhes qe mban emrin e heroit organizoi nje koncert me kenge dhe recitime kushtuar kesaj figure te ndritur te kombit tone. Ne kete veprimtari perkujtimore performuan vete nxenesit e kesaj shkolle, te cilet spikaten per nivelin e larte artistik te interpretimit.

Lezhe, 17.01.2017    Pergatiti Rrok Lelçaj      

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe