Përurohet Shkolla e mesme e bashkuar “Gjovalin Gjadri” Gjader

Përurimi i përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës së mesme të bashkuar “Gjovalin Gjadri”, në fshatin Gjadër të Njesisë Administrative Dajç, përkoi me 50-vjetorin e krijimit të saj. Ky projekt i bashkisë Lezhë me vlerë 18 milion lek u shpall fitues nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve. Punimet per rikonstruksionin e plote të kësaj shkolle u kryen me cilësi dhe sot objekti ka tjetër pamje. Klasat dhe kabinetet mësimore përformojnë  një standrt bashkëkohor të shkollave të avancuara europiane.
Në ceremoninë përuruese zëvëndës kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku theksoi se, nëse duam të kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë sonë duhet të investojmë në dije dhe të këmbëngulim në edukimin e arsimimin e brezit te ri. Investimet e duhura infrastrukturore në objekte shkollore dhe paisje, mirembajtja e tyre si dhe korrektesia e profesionalizmi i stafeve pedagogjike, pa diskutim që ndikojnë në mbarevajtjen e procesit mësimor.
Drejtori Hasan Muça u ndal tek rruga 50-vcjeçare e kësaj shkolle në arsimimin e edukimin e shumë brezave. Ai adresoi rspekt e mirenjohje  për gjithë mësuesit qe kane shërbyer  në këtë shkollë. Ndërsa drejtori i Drejtorise Rajonale të Arsimit Bardhok Pulaj evidentoi rëndësinë e investimit në shkolla dhe njëhërësh  bashkëpunimin e stafit pedagogjik të shkollës së Gjadrit me prindërit, pa të cilin nuk mund të realizohet procesi i edukimit dhe të nxënit.
Të pranishmit  vizituan mjediset e kësaj shkolle të rikonstruktuar, që plotëson më së miri gjithë standartet e kërkuara për një proces mesiomor normal.
Rr.Lelçaj     20.12.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe