Plazhi Rëra e Hedhur – Destinacion i preferuar turistik

Plazhi Rëra e Hedhur – Destinacion i preferuar turistik


Asfaltimi i rrugës për tek Rëra e hedhur, e ka sjell këtë plazh, unikal në llojin e tij, më afër pushuesve vëndas dhe të huaj.  Janë operatorët turistik të kësaj zone bregdetare që  kanë investuar në asfaltimin e këtij aksi rrugor me gjatësi 3 km, i cili sezonet e tjerë turistik ishte mjaft i vështirë për t’u përshkuar, pasi gropat,  pluhuri  dhe dëmtimi i automjeteve ishin një ankth për të apasionuarit e këtij plazhi.
Plazhi Rera e Hedhur eshte nje nga zonat turistike më të veçanta jo vetëm në Lezhë, por edhe në shkallë vendi. Ai është piketuar si plazhi me destinacionin më tërheqës turistik. Si në asnjë plazh tjetër, në këtë peizazh bregdeti magjepes, që të ofron qetësi e bukuri të rradhë, rrinë fare pranë mali me gjelberimin e pyjeve dhe deti me ujët e pastër dhe  rërën kurative. Ata që zgjedhin pjesën fundore të Shëngjinit, ku shtrihet pikërisht zona mbresëlënëse e rërës së hedhur janë pushues vendas por edhe turistë që vijnë kryesisht nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe shtete të tjera të Bashkimit Europian. Megjithëse, vite më parë ky bregdet, ka qënë krejtësisht i panjohur për pushuesit dhe turistët, rëra e hedhur po përmbush më së miri të gjitha pritshmëritë e atyre që kanë guxuar të udhëtojnë drejt kësaj zone, të cilën, si të rriturit dhe më të rinjte, e konsiderojnë unike dhe tepër tërheqese per ta.
Plazhin e Rërës së Hedhur e kanë bërë më të frekuntuar për pushuesit investimet private me lokale komode të ngritura, në mesin e gjelbërimit të pishave, fare pranë detit, ku shërbehet në mënyrë korrekte e me çmime tepër të favorshme. Bashkëpunimi biznes privat – bashki, si në pastrimin, rregullin, qetësinë dhe menaxhimin korrekt e ligjor të hapsirave publike të plazhit ia ka shtuar vlerat kësaj zone të virgjër turistike. E konsideruar si një zonë unikale në rajon, Rëra e Hedhur në Shengjin ka zgjuar interesin e një numri të mdh pushuesish.        .

Rera e Hedhur, 9.7.2017            Pergatiti Rrok Lelçaj   

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe