Plazhi i Shëngjinit pushtohet nga një fluks i madh pushuesish

Shëngjini, qyteti me destinacion turistik, ka hapur portat për ëra pushues, që kanë mbipopulluar bregdetin e këtij plazhi, aq të preferuar nga vendasit dhe të huajt. Ditët me shumë diell, rëra kurative me hapsirën e pafundme, ujët dhe mjedisi i pastër me infrastrukturën hoteliere të standarteve të avancuara e kanë bërë këtë sezon qytetin e Shëngjinit strehën e adhuruar të Adriatikut. Fluksi i pushuesve është rritur me shumë gjatë ditëve të korrikut. Recepsionet e hoteleve flasin për dynje të madhe turistësh dhe kerkesa të shumta për pronotime të reja.
   Sipas staistikave, këtë muaj, krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve ka qënë 30% më i lartë. Në ditët fundjavë në plazhin e Shëngjinit kanë hyrë mbi 45 mijë pushues, të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, por së shumti dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Anglia Çekia e shtete të tjera. Rritja e këtij flusi është rezultat edhe i masave që ka marrë Bashkia Lezhë, në furnizimin 24 orë pa ndërprerje me ujë të pijshëm, energji elektrike, në krijimin e rreguullit, pastërtisë e garantimin e qetësisë publike në mjedisin e plazhit.
 Kompleksi Ermiri operatori kryesor turistik i bregdetit të Shengjinit pret e përcjellë pushues të shumtë. Ai për këtë sezon ka vënë në dispozicion të tyre, dhoma plazhi me afër 500 shtretër. Për t’u krijuar turistëve e të rinjëve një pushim sa më atraktiv e relaksues, në pistat e bregdetit, me muzikë, organizohen veprimtari argëtuese që përmbushin dëshirat dhe pritshmëritë e tyre.
     Në këtë mënyrë turizmi bregdetar në Plazhin e Shëngjinit, duke u mbështetur tek standartet më të avancuara të kësaj industrie me rëndësi ekonomike, po merr një zhvillim të ri që premton akoma më shumë në të ardhmen e afërt.

Shengjin, 12.07.2017        Përgatiti : Rrok Lelçaj


Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe