Policia Bashkiake

Është organ  ekzekutiv i përfshirë në strukturën  e aparatit  të  Bashkisë  dhe  në  varësi  direkte  të Kryetarit. Vepron si  seksion  më vete  dhe  drejtohet nga  inspektori  i policisë. Shërbimi i Policisë Bashkiake  si  strukture  organizative, ekzekutive pranë Bashkisë,  punën e saj  e  kryen  në  bazë  të  ligjit  8224 dt.15.07.1997, Ligji  8335 dt.23.04.1998  Ligji 8652 dt. 31.07.2000  si  edhe  në  rregulloren  tip të MB. Policia  Bashkiake nuk  është  pjesë  përbërëse  e  forcave  të  armatosura  por  gëzon  mbrojtje  ligjore  njëlloj  me  punonjësit  e  policisë së  Rendit.

  • Punon për sigurimin  e  zbatimit  efektiv të  akteve  të  nxjerra  nga  Kryetari i  Bashkisë  si  edhe  nga  Këshilli  Bashkiak të  cilat  kanë  të  bëjnë  me sigurimin  e  rendit  dhe  të  qetësisë  si  edhe  mbarëvajtjen e punëve  publike.
  • Siguron zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari që kanë të bëjnë  me persona  juridike  e  fizikë të cilët nuk plotësojnë detyrimet ligjore, fiskale apo çdo detyrim tjetër pasuror.
  • Të marrë masat e duhura duke b/punuar dhe me seksionin e shërbimeve publike, seksionin veterinar për të garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet;
  • Të informojë Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive;
  • Të konstatoje e të shmangë ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të Bashkisë;
  • Të marrë masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlanteve, borive, si edhe veprime të tjera që u shkaktojnë shqetësime qytetarëve;
  • Të marrë masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike  si në treg , në raste ceremonish publike , artistike , fetare , sportive etj;
  • Të kërkojë respektimin e dispozitave ligjore të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike si edhe respektimin e orarit  të shërbimit të njësive tregëtare;
  • Të aktivizohet dhe të ndihmojë në parandalimin  dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme;
  • Në përmbushjen e detyrave të saj Policia Bashkiake bashkërëndon punën edhe me Drejtori e zyra të  tjera të aparatit të Bashkisë, sidomos me Tatim-taksat, urbanistikën, veterinarisë, Shërbimet publike, juridike, etj. Bashkëpunim të veçantë  Policia Bashkiake do të ketë edhe me Komisariatin e Policisë për të gjitha problemet. Punon me plan mujor dhe vjetor i cili miratohet nga Kryetari  i Bashkisë. Kontrollon gjëndjen e sigurisë së aparatit të Bashkisë dhe në mënyrë të veçantë merr masa për të garantuar arkën dhe arkëtarin e institucionit në ditët e tërheqjes si dhe shpërndarjes së vlerave monetare. Policia bashkiake mban uniformën e vet dhe stemën e Bashkisë . Kryen edhe detyra të tjera operative që ia ngarkon Kryetari i Bashkisë.

Objektivat e Policise Bashkiake per vitin 2012

Informacion mbi veprimtarine e Policise Bashkiake per vitin 2011

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe