Projekt i Bashkisë Lezhë për rikonstruksionin e një segmenti të rrugës së Kalasë

Me fondet e veta të emegjencës Bashkia Lezhë ka nisur punën për zbatimin e projektit që ka të bëjë me rehabilitimin e një segmenti në rrugën e kalasë, i cili, si pasojë e fenomenit eroziv. me gjithë murin mbajtës ka pësuar një shembje massive dherash. Kjo rrëshqitje massive e bëri të pakalueshëm këtë aks rrugor, për automjetet e banorëve të lagjeve aty pranë, ashtu dhe për vizitorët e turistët e huaj që ishin të interesuar të shikonin nga afër Kalanë Mesjetare të qytetit të Lezhës. Siç ben të ditur zëvëndëskryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi, me gjithë kërkesat drejtuar Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Turizmit për të ndërhyrë në rikonstruksionin e kësaj pjese rruge të shembur, nuk pati asnjë reagim e mbështetje nga ana e tyre. Dy fazat e këtij projekti me vlerë afër 20 milion lek të reja, të financuar nga Bashkia, pritet të përfundojnë Brenda muajit shkurt të vitit të ardhshëm ku rruga do te jëtë e kalueshme si për banorët e lagjeve aty pranë dhe vizitorët e turistët e huaj.

Gallery

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe