Promovohet vëllimi i tretë i librit ‘Secili Çmendet Sipas Mënyrës së Vet’ të Stefan Çapalikut

Në mjediset e bibliotekës publike të qytetit të Lezhës, shkrimtari dhe dramaturgu Stefan Çapaliku ka promovuar vëllimin e tretë të librit të tij “Secili Çmendet Sipas Mënyrës së Vet, botuar nga enti botues “Gjergj Fishta”. Krijues e lexues të Lezhës bënë pyetje e diskutuan gjerësisht për vlerat e këtij libri me subjekt nga ngjarjet e kohës kur bie sistemi dikatatorial komunist. Autori Stefan Çapaliku u shpreh se letërsi e mirë është ajo letërsi që lexohet lehtë. Letërsia shqipe dhe lexuesi shqiptar nuk kanë nevojë ma për heronj. Ai nënvizoi faktin se të gjithë ne që e vuajtëm sistemin komunist ishim me fat që përjetuam rënjen e tij. Ndaj, do ishte mëkat i madh për ne të mos e tregonim dhe shkruanim atë që pamë e jetuam. Botuesi Frano Kulli e quan një sukses të entit që ai drejton botimin e librave të Çapalikut. Marrëdhënjet e tyre sipas Kullit, ngjajnë me enët komunikuese të një laboratori, ku çdo njëra përplotëson tjetrën. Gjatë promovimit të librit “Secili Çmendet në Mënyrën e Vet’’, aktorë të tetarit “migjeni Shkodër, lexuan fragmente të këtij libri.
Përgatiti Rrok Lelçaj   Lezhë, 24.12.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe