Qendra Kombetare e Regjistrimit te Biznesit - Filiali Lezhe

Qendra Kombetare e Regjistrimit ( QKR, http://www.qkr.gov.al/ ) eshte institucioni i vetem pergjegjes per regjistrimin e biznesit ne Shqiperi. Ajo sherben si sportel me nje ndalese ku kryhen te gjitha proceset e regjistrimit te biznesit, duke perfshire dhe regjistrimin per efekt te taksave ne nivel kombetar dhe vendor (bashkiak), per Sigurimin Shendetesor e Shoqeror dhe ne Inspektoriatin e Punes.

QKR-ja ka filluar punen me 3 shtator 2007, duke zevendesuar procedurat e meparshme te regjistrimit ne gjykata per te gjitha llojet e bizneseve qe kryejne aktivitet ekonomik ne Shqiperi. Qe nga 12 maj 2008 QKR-ja ka hapur dy sportele te deleguara prane Bashkise Lezhe per t'i sherbyer me mire biznesit sidomos atij te bashkise dhe qarkut Lezhe. Baza ligjore mbi te cilen vepron QKR-ja eshte Ligji Nr. 9723 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit" miratuar me 3 maj 2007 dhe te Ligjit Nr. 9901 "Per tregetaret dhe shoqerite tregetare" miratuar me 14 prill 2008.

Informacioni per kete mund te gjendet duke vizituar faqen e internetit http://www.qkr.gov.al/, ose duke shfletuar fletoren zyrtare. Fale QKR-se, procedurat e regjistrimit te biznesit jane bere me te shpejta e me te thjeshta, me pak te kushtueshme e me transparente. Koha e regjistrimit per te gjitha sherbimet e ofruara eshte reduktuar ne nje dite dhe te gjitha hapat e regjistrimit jane kombinuar ne nje procedure te vetme.

Sherbimet e QKR-se (sporteleve te deleguar Lezhe ) perfshijne: regjistrimin e bizneseve te reja, ndryshimin e te dhenave te biznesit, leshimin e ekstrakteve per te dhenat e bizneseve, mbylljen e biznesit, miratimin e emrit te rezervuar, rezervimin paraprak te emrit tregtar, etj. Ne baze te Ligjit Nr. 9901 date 14 prill 2008 te gjitha bizneset tregtare, qofshin keto persona fizike apo juridike, te cilet kryejne nje aktivitet ekonomik ne Shqiperi, duhet te regjistrohen dhe te plotesojne te dhenat e domosdoshme prane QKR-se. Perjashtohen nga ky detyrim organizatat jofitimprurese, fondacionet, partite politike dhe subjekte te tjera sipas legjislacionit ne fuqi. Ato vazhdojne te regjistrohen si me pare prane gjykatave. Nuk regjistrohen ne QKR gjithashtu edhe tregtaret ambulante.

Regjistrimi fillestar ne QKR do te thote gjithashtu regjistrim i njekohshem ne organet tatimore ne nivel kombetar dhe vendor (bashkiak), ne sigurimet shoqerore e shendetesore dhe Inspektoriatin e Punes. QKR-ja eshte i vetmi institucion qe leshon Certifikata te regjistrimit me numrin perkates te identifikimit te personit te tatueshem (NIPT) per seline kryesore dhe adresat dytesore te biznesit. Sipas ligjit te regjistrimit te biznesit, bilanci vjetor dhe pasqyrat financiare te miratuara nga asambleja e ortakeve ose aksionereve, duhet te dorezohen ne QKR (prane nje sporteli te saj) cdo vit dhe jo me vone se data 31 korrik. Plotesimi i ketij detyrimi nuk zevendeson nevojen e paraqitjes se tyre tek zyrat e tatimeve sic kerkohet nga legjislacioni tatimor. Ne rast te moszbatimit te ketij detyrimi ndaj biznesit shkeles zbatohet gjobe administrative.

Gjate viteve 2008-2011 sportelet e deleguara prane Bashkise Lezhe kane kryer mbi 7272 sherbime te ndryshme ndaj biznesit si regjistrime te reja, korigjime te dhenave, ndryshime, Cregjistrime, pajisje me NIPT-e, ekstrakte te thjeshta dhe te plota (historike). Gjithashtu eshte bashkevepruar ngushte edhe me zyrat e taksave vendore te bashkise dhe te komunave dhe me drejtorine rajonale te tatimeve. Cdo biznes apo qytetar qe eshte i interesuar te hape nje biznes eshte i mirepritur prane sporteleve te QKR-se ne Bashkine Lezhe.

Per sqarime apo probleme te te dhenave per biznesin tuaj por mund te vizitoni edhe faqen e internetit te QKR-se www.qkr.gov.al, te shkruani tek info@qkr.gov.al apo te telefononi ne 042259057, ose 0215 24055, apo te shkruani ne adresen qkr@lezha.org. QKR-ja (sporteli Lezhe) eshte ne sherbim te biznesit tuaj!

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe