Qendra Komunitare Multifunksionale pranë Bashkisë Lezhë shpërdanë dhurata për fëmjët në nevojë

Në prag të festës së Vitit të Ri Sherbimi Social pranë Bashkisë Lezhë në bashkëpunim me Qendrën Komunitare Multifunksionale ka shpërndarë dhurata të ndryshme për fëmijët e komunitetit rom e egjyptian si dhe për fëmijët e tjerë të familjeve në nevojë. I konceptuar si një spektakël festiv, muzika dhe kënga kanë qenë prologu dhe lejtmotivi që shoqeruan këtë veprimtari festive. Kënaqësia më e madhe për fëmijët, ç’ka krijoi një atmosferë të gëzueshme në sallë, ishte ardhja e babagjyshit të Vitit të Ri me dhurata...Më pas, të gjithë fëmijët e pranishëm morën dhuratat e përgatitura nga Bashkia Lezhë dhe Qendra Komunitare Multifunksionle, që po tregojnë vëmendje e kujdes të veçantë në mbështetjen e trajnimin e fëmijëve të të gjitha shtresave në nevojë.

Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë 27.12.2018

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe