Qendra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë shfaq premirën: “E dua Jetën”

Pas përgatitjes dhe shfaqjes së 6 premierave të Teatrit të Kukullave, Qëndra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë vunë në skenë dhe shfaqën për artdashësit melodramën e parë “E dua Jetën”. Kjo shfaqje e re premierë përcjell mesazhin e rritjes së shpresës për të rinjtë shqiptarë, që të mos lakmojnë rrugët e botës por të punojnë, të kërkojnë e të krijojnë mundësinë që të ardhmen e tyre ta shikojnë të realizuar në vendin tonë, në Shqipëri. Loja e bukur e aktorëvë dhe interpretuesve të tjerë të kësaj melodrame u ndoq me mjaft interes dhe u pëlqye nga të pranishmit që kishin mbushur sallën. Zëvendëskryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku, duke falenderuar trupën realizuese të kësaj shfaqjeje, bashkë me nxënësit e shkollës “Lezha akademik Center”, theksoi se me mbështetjen e Bashkisë kjo qënder është bërë një vatër e rëndësishme në edukimin kulturor e artistik të fëmijëve tanë, ku krahas saj po funksionon edhe Qendra Rinore, përuruar para pak ditësh.
Drejtori i QKF-së Lezhë Marçel Lacaj evidenton punën e bërë nga Teatri i Kukullave dhe kjo trupë artistike në realizimin e premierës së re: “E dua Jetën”, ku veçon mesazhet që ajo përcjell. Lacaj flet edhe për një premierë tjetër në proçes por që e mban të fshehtë titullin e saj.
Veprimtaritë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë e kanë gjallëruar shumë jetën kulturore-artistike në qytet, duke realizuar të gjitha pritshmëritë e fëmijëve.
Përgatiti rrok Lelçaj   Lezhë, 26.03.2019

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe