Qendra e zhvillimit ditor te fëmijëve me aftesi ndryshe, në vemëndjen e Bashkisë Lezhë

Me rastin e festave të fundvitit, në ambjentet e reja të Qendrës së Zhvillimit Ditor Lezhe, eshte organizuar nje aktivitet me femijët me aftesi ndryshe.
Ky aktivitet organizuar nga bashkia Lezhë, krahas koncertit festiv te shkolles “Besëlidhja”, në fokusin e tij kishte shtimin e vemëndjes dhe të perkujdesjes në krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe.
Zëvëdeskryetarja e bashkisë Lezhë Alfrida Marku, duke ju uruar fëmijëve një vit sa më të mbarë, ka folur për masat që ka marrë bashkia në krijimin e kushteve sa më të mira të trajtimit të ketyre fëmijëve, për të qenë sa më efektiv në integrimin e tyre në shoqëri. Ndërrimi ambienteve në një qendër të re ka ndikuar pozitivisht në rritjen e rezultateve në procesin mesimor edukativ të fëmijëve.
Duke ju uruar  fëmijëve një vit sa më të mbarëë ministrja e arsimit Lindita Nikolla, e pranishme në këtë aktivitet, u ka premtuar se ata gjithnjë do të jenë në vemëndjen  dikasterit që ajo drejton, për të ndihmuar me forma, modele e praktika të reja integrimin aktiv të këtyre fëmijëve në shoqeri.   Ka përshendetur në këtë aktivitet dhe zëvëndesministrja e Shëndetësisë Ardiana Jaku. Fëmijëve me aftesi ndyshe ju shperndane  dhurata te mbledhura me kontributin financiar të bashkisë, dhe disa bizneseve te Lezhës.
Rrok Lelçaj         Lezhe, 28.12.2017

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe