Qendra e zhvillimit ditor të fëmijëve me aftesi ndryshe, në vemëndjen e Bashkisë Lezhë

Me rastin e festave të fundvitit, në Qendren Kulturore të Femijeve “Gjergj Lacaj” Lezhë, eshte organizuar nje aktivitet me femijët me aftësi ndryshe. Ky aktivitet, organizuar nga Bashkia Lezhë dhe Qendra e Zhvillimit Ditor, në fokusin e tij kishte shtimin e vemëndjes dhe të perkujdesjes në krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe. Ishin keta femije, që në bashkëpunim me nxenesit e Shkolles ameriakne “Lezha Akdemik Center” kishin përgatitur nje program  muziko-letrar. Vetë ata interpretuan këngë dhe recitime të ndryshme. Drejtoresha e kësaj qendre Marjana Prenga tregoi per punën që bën i gjithe stafi në integrimin e këtyre fëmijëve. Zëvëdeskryetari i bashkisë Lezhë Enver Hafizi, duke ju uruar fëmijëve një vit sa më të mbarë, ka folur për masat që ka marrë bashkia në krijimin e kushteve sa më normale të trajtimit të ketyre fëmijëve, për të qenë sa më aktiv në integrimin e tyre në shoqëri. Duke ju uruar  fëmijëve një vit te Ri sa më të mbarë e të shëndetshëm, perfaqesues të Ministrisë së Arsimit u kanë premtuar se ata gjithnjë do të jenë në vemëndjen  e këtij dikasteri për të ndihmuar me forma, modele e praktika të reja integrimin e tyre  në shoqeri.   Në fund te ketij aktiviteti, fëmijëve me aftesi ndyshe ju shperndane  dhurata të mbledhura me kontributin financiar të Bashkisë Lezhë, dhe disa bizneseve.
Rrok Lelçaj         Lezhë, 29.12.2018

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe