ReLoad merr jete

Me datë 1 Nëntor 2017, u organizua në Tiranë/ Qendra e Informimit të BE ceremonia e firmosjes së Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Kryetarëve të 12 Bashkive dhe Drejtoreshës së PNUD për Shqipërinë. Bashkia e Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Librazhdit, Dibrës, Përrenjasit, Korçës, Tiranës, Përmetit, Tropojës, Durrësit dhe Roskovecit, janë 12 bashkitë e përzgjedhura për të përfituar nga skema e grantit e Programit ReLOaD – një iniciativë rajonale e financuar nga BE, European Union in Albania dhe zbatuar nga UNDP.Qëllimi i tij është forcimi i bashkëpunimit mes organeve të qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile, në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. Qytetarët e këtyre bashkive do të përfitojnë shërbime më të mira, të cilat do të adresojnë nevojat e tyre të përditshme.

Pjese e ketij takimi ishin edhe :
Romana Vlahutin- kreu i delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi
Brian J. Williams- Kordinator Rezident i Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi, si dhe Perfaqesuesi Rezident i UNDP-se ne Shqiperi.
Romina Kuko- Zv Ministrie, Ministria e Brendshme
Andi Kananaj- drejtori ekzekutivi Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Samir Omerefendic- regional Programme Manager / ReloaD

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe