Restaurimi i veprave te artit ne Lezhe

Bashkia Lezhë në bashkëpunim me specialistët e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, ka filluar punë për  restaurimin e plotë të veprave monumentale prej bronzi që ndodhen në qendrën muzeale të qytetit tonë.
Skulptorët Fatmir Carkanji, Ilir Roshi dhe Kodrian Llalla, janë përfëshirë në një proçes të rëndësishëm pune që përkon me Vitin dedikuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Siç bën të ditur  përgjegjësi i sektorit të trashëgimisë kulturore pranë bashkisë Lezhe Paulin Zefi, ka përfunduar faza e parë e reastaurimit të këtyre veprave dhe këto ditë pritet të filloi faza e dytë që do vijoi me restaurimin e pllakatit të madh “Shqiponja” vendosur në Memorialin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Rr.Lelçaj 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe