Rrjeti Rinor Lezhë

 Oraganizata “Dora e pajtimit” ne bshkëpunim me Bashkinë Lezhë, UNDP dhe organizatat “Librunetik” e “gratë në Shërbim Publik” po zbatojne prijektin “Rrjeti rinor Lezhe – LYONET”. Në takimin e organizuar në mjediset e bibliotëks publike “Gjergj Fishta” u diskutua gjërësisht rreth qellimit të përgjithshëm të këtij projekti që ka të bëjë me fuqizimin dhe nxitjen e të rinjve në pjesëmarrjen aktive të qeverisjes vendore dhe jetës sociale, ekonomike e kulturore të qytetit. Ky objektiv, u tha aty, do të arrihet përmes krijimit të klubeve rinore në 7 shkolla të mesme , në territorin e bashkisë Lezhë, që do të finalizohet me krijimin e Rrjetit Rinor, me përfaqësues nga çdo shkollë të përfshirë në projekt.
Zëvëndëskryetarja e bashkisë Alfrida Marku u shpreh se krijimi i rrjetit rinor do të rrisë më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kompetencave qeverisëse ndërmjet grupeve të të rinjve, duke nxitur veprime që forcojnë identitetin europian dhe pjesëmarrjen aktive  në jetën sociale ekonomike e kulturore të rinisë së Lezhës. Formalizimi i Rjetit rinor do të realizohet me përfaqësues të nxënësve të shkollave, grupieve rinore formale dhe jo-formale, në bashkëpunim të ngushtë me bashkinë Lezhë, DAR, mësuese psikolog, dhe përfaqësuese të shoqërisë civile. Projekti Rrjeti Rinor Lezhë – “Lyonet”, i finacuar nga bashkimi Europian,  zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor, (RealOaD).
Përgatiti Rrok Lelçaj  Lezhë, 27.09.2018

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe