SHPALLJE PËR VEND TË LIRE PUNE: EDUKATORE KOPËSHTI


Bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar  dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërine”, shkresës nr.12 Prot., datë 18.10.2019 të Drejtorisë së Shkollës 9 Vjeçare “Grykë Lumi” me lëndë “Njoftim për vend të lirë pune”:

Bashkia Lezhë njofton shpalljen për vend të lirë punë në pozicionin:
Edukatore e Arsimit Parashkollor në Shkollën 9-Vjeçare “Grykë Lumi”


Kandidatët do të përzgjidhen sipas udhëzimit të sipërcituar dhe duhet të jenë shpallur fitues nga portali “Mësues për Shqipërinë” 2019 - 2020

Kandidatët duhet të plotësojnë  dhe dorezojne, dokumentacionin si më poshtë:

1. Jetshkrim
2. Raport mjeko-ligjor i tre muajve të fundit.
3. Deklaratë për gjendjen gjyqësore
4. Vertetim i qëndrës së banimit
5. Librezen e punës
6. Kopje të njësuar me origjinalin të diplomës
Kandidatët që janë shpallur fitues në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2019 – 2020, do të njoftohen me e-mail për vendin e lirë të punës dhe në përputhje me udhëzimin nr.13, datë 22.05.2019 “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar  dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërine”, duke ju ofruar vendi i punës kandidatit me pikë më shumë sipas listes së renditjes në portal. Në rast refuzimi për vendin e punës do të njoftohet kandidati i renditur i dyti dhe kështu më radhë.

  DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe