Sektori i Auditit

Sektori i auditimit të brëndshëm në zbatim të ligjit synon të ndihmojë në realizimin e objektivave duke vlersuar risqet, përshtatshmërine dhe efektivitetin e sistemeve,  strukturave, vendimeve, procedurave dhe kontrolleve në fusha si:
sistemin e menaxhimit financiar dhe të kontrollit në pergjithësi, duke u mbështetur në identifikimin,vleresimin dhe menaxhimin e riskut, përputhjen e akteve  të brendshme dhe kontratave  me legjislacionin, besueshmërine dhe gjithëpërfshirjen e informacionit financiar e operacional, kryerjen e veprimtarive me dobi e frytshmëri, ruajtjen e aseteve dhe të informacionit.

Auditimi i brendëshem në sektorin publik ka si mision kryerjen e detyrave të veçanta të auditimit për dhenjen e sherbimit të sigurisë dhe të këshillimit, me të vetmin qellim t’i shtojë  vlera administrates duke i siguruar përdorimin me dobi, kursim dhe frytshmëri të fondeve publike. Auditimi i brendshem do të mund të arrij efektivitet maksimal në punen e tij nëse realizohen kushtet e një bashkëpunimi reciprok ndermjet nivelit të menaxhimit dhe veprimtarisë audituese.

Sektori i auditimit të brendshem  duhet të bashkëpunojë  ngushtësisht me kontrollin e brëndshëm, ti japë siguri objektive titullarit mbi saktësinë dhe besueshmerinë e raporteve finaciare dhe raporteve të perfomancës nëpërmjet kombinimit të metodave dhe llojeve të ndryeshme të auditimeve në zbatim të legjislacionit dhe standarteve të auditimit të brendshëm.

Raport mbi veprimtarine e kontrollit te brendshem ne Bashkine Lezhe per Vitin 2014

Plani vjetor 2015 per Bashkine Lezhe

Raport mbi realizimin e planit te auditimit per vitin 2014

Evidenca e Vitit 2014

Sektori i Aseteve 2015

Pyetesor i Vleresimit

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe