Sektori i Ndihmës Ekonomike

Për të realizuar transparencën e duhur me qytetarët dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj tyre, Bashkia Lezhe ju vë në dijeni se për Janar-Maj 2012 eshte akorduar një fond prej 12 188 milion lekësh nga fondet e deleguara nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për trajtimin e familjeve me ndihmë ekonomike. Gjatë vitit 2011 nga Bashkia Lezhe u trajtuan mesatarisht 554 familje me ndihmë ekonomike.

Cilat familje përfitojnë Ndihmë Ekonomike?

Ligji "Për ndihmën ekonomike dhe përkujdesjen shoqërore" përcakton sistemin e ndihmës dhe te përkujdesjes shoqërore për të dhëne ndihmë ekonomike familjeve të shtetasve shqiptar:

  • Familjet pa te ardhura ose te ardhura te pamjaftueshme:
  • Jetimet te cilet nuk jane ne Institucione;
  • Prinderit e femijeve te lindur 3-njake e me shume qe u perkasin familjeve ne nevoje.
  • Viktimat e dhunes ne marredheniet familje per periudhen e vleshmerise se Urdherit te Mbrojtjes ose Urdherit te Menjehereshem te Mbrojtjes;
  • Viktimat e trafikimit pas daljes nga Institucionet e Perkujdesjes Shoqerore deri ne castin e punesimit te tyre.


Nuk përfitojnë ndihmë ekonomike Shtetasit shqiptar që:

  • Banojnë jashtë shteti.
  • Janë pronarë të çdo lloj kapitali me përjashtim të shtëpisë së banimit dhe tokës bujqësore.
  • Jane ekonomikisht aktiv (punedhenes, te punesuar ose te vetepunesuar)
  • Nuk jane regjistruar si punekerkues te papune.
  • Refuzojnë pjesëmarrjen në punë kur ajo ofrohet nga zyra e punësimit apo pjesëmarrje në punë e shërbime në komunitet.
  • Nuk terheqin Ndihmen Ekonomike te Keshillit Bashkiak brenda 6 diteve nga data e caktuar nga Banka, me përjashtim të rasteve të fatkeqësisë apo sëmundjeve-të vërtetuara me dokument ligjor.
  • Ndërmarrin veprime të qëllimshme për të përfituar ndihmë ekonomike të pamerituar që nënkupton:
    • Dhurim spekulativ te kapitaleve
    • Ndarje spekulative të një apo më shumë anëtaresh të familjes pas date 1 Korrik të vitit 1993 me përjashtim të rasteve kur ndarja ka të bëjë me një kurorë të re apo me vajzë-nënë.
    • Braktisje dhe mosshfrytëzim të pronave dhe të burimeve të tjera të jetës.
    • Moslejimin e administratorit shoqëror për verifikimin apo intervistimin e tyre në shtëpi apo zyrë.
    • Ndryshimin e vendbanimit me përjashtim të rasteve për shkak të detyrës shtetërore.

Ndihma ekonomike është:

a. E plotë, kur mungojnë të ardhurat krejtësisht;

b. E pjesshme, kur plotëson të ardhurat të pamjaftueshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për përfitimin e Ndihmës Ekonomike

Dokumentacioni i ndihmës ekonomike për familjet qytetare:

  • Kërkesë e nënshkruar nga anëtarët madhorë të familjeve përfituese;
  • Deklarate për gjendjen social-ekonomike të familjes Modul 1 (një herë në vit);
  • Deklarata modul 2 "Për paraqitjen mujore të familjes" plotësohet detyrimisht cdo muaj dhe firmoset nga anëtaret madhorë të familjes preteduese për Ndihmën Ekonomike;
  • Çertifikata e gjëndjes familjare e familjes pretenduese ku shënohen data e regjistimit në regjister themeltar, vendbanimi i mëparshëm dhe ndryshimet e tjera të familjes;
  • Çertifikaten e pronësise të lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (për familjet bujqesore);
  • Aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (Tapine e Tokës) në të cilën shënohet sipërfaqja e tokës dhe kategoria e saj;
  • Në rastet kur familjet janë regjistruar në Zyrat e Gjëndjes Civile (qytet) pas datës 01.08.1991 të cilet vendbanimin e mëparshëm e kanë patur në fshat, duhet të sjellin edhe:
    • - Vërtetimin e nënshkruar dhe vulosur nga Kryetari i Komunse/ Bashkisë (që në përberje kane fshatra), nga Kryetari i Fshatit dhe Përgjegjësi i Zyres së Kadastrës ku të thuhet se këto familje nuk disponojne tokë në pronësi sipas Vendimit te Komisionit të Ndarjes së Tokës meqënëse janë larguar nga vendbanimi para datës 01.08.1991 për arsye pune;
    • - Kopjen e Librezës së punës të noterizuar që vërteton se pjestaret e familjes kanë qënë të punësuar nga çasti i largimit nga vendbanimi në fshat;
  • Kur këto familje e ndryshojnë vendbanimin (pas dt.01.08.1991) ato duhet të paraqesin brenda 30 ditëve në vendbanimin e ri një dokument ku të vërtetohet se kanë përfituar Ndihmë Ekonomike në vendbanimin e mëparshem;
  • Trajtohen me Ndihmë Ekonomike familjet, që kanë ndryshuar vendbanimin pas datës 1 Gusht 1991, nga një qytet në një tjetër, nëqoftëse ato në momentin e lëvizjes kanë qënë të punësuar në vendbanimin e ri dhe kur kjo gjëndje vërtetohet në kopjen e noterizuar të librezës së punës.

Dokumentacioni për familjet që kanë ndryshuar vendbanimin nga fshati në qytet:

  • Dosja e përfituesit (ku të jetë trajtuar deri në momentin e shpërnguljes);
  • Libreza e punës (kur përfituesi ka ardhur për arsye të kërkuara ose të detyruara nga shteti);
  • Çertifikatë familjare e fshatit;
  • Deklaratat mujore të periudhës së trajtimit dhe vjetorja, të firmosura nga Administratori;
  • Vërtetim që konfirmohet nga Zyra Rajonale, i cili përmban masën e ndihmës ekonomike dhe periudhën e trajtimit, e firmosur dhe vulosur nga drejtori i Zyrës Rajonale, Kryetari i Komunës dhe Administratori;
  • Vërtetim nga Komuna për sipërfaqen dhe kategorinë e tokës ( firmosur dhe vulosur nga Kryetari i Komunës dhe Shefi i Kadastrës);
  • Certifikata e pronësisë nga hipoteka ose negativi, në mungesë të tyre Tapia e tokës e firmosur, vulosur nga përgjegjësi i kadastrës dhe Kryetari i Komunës;
  • Dokumentet e përfitimit në qytet;

Dokumentacioni për familjet që kanë ndryshuar vendbanimin nga një qytet në një tjetër:

  • Certifikate familjare e vendbanimit të mëparshëm ku shënohet data e largimit;
  • Deklaratat mujore të periudhës së trajtimit dhe vjetorja, të firmosura nga Administratori;
  • Vërtetimi nga Zyra Rajonale që përmban masën e ndihmës ekonomike dhe periudhën e trajtimit, firmosur nga Drejtori i Zyrës Rajonale, Kryetari i Bashkisë dhe Administratori;
  • Vërtetim si banor i rajonit të qytetit te mëparshëm dhe në kadastër që nuk ka toke;
  • Vërtetim papunësie për anëtarët e familjes mbi 16 vjeç ose shkolle nga qyteti qe vjen;
  • Vërtetim i përiudhes së trajtimit me pagesë papunësie;
  • Librezat e punës;
  • Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave nga qyteti që vjen;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore nga qyteti qe vjen;
  • Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit te Automjeteve nga qyteti që vjen;
  • Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nga qyteti qe vjen;
  • Dokumentet e përfitimit të qytetit pritës;

Për të dhëna më të detajuara mund t’i referohen ligjit Nr 9355 dt.10.03.2005 "Për ndihmen dhe shërbimet shoqërore", Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 787 dt.14.12.2005 "Për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike", VKM Nr.796 dt.08.09.2010, VKM Nr. 96 dt. 07.02.2012 "Për disa shtesa dhe ndryshime" në VKM Nr. 787 dt.14.12.2005.

Qytetarët që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet të dorëzojnë Moduliarin 2 në njësitë administrative përkatëse nga data 1-15 të çdo muaji, nga ora 08:00 - 14:00 dhe formularët e tjerë një here në vit, cdo Janar.

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe