Sesion Shkencor - Gjergj Kastrioti Skenderbeu - Heroi kombëtar i shqiptarëve.

 Shoqata “Trojet e Arbërit” Prishtinë, në bashkëpunim me bashkinë Lezhë kanë organizuar sesionin shkencor “Gjergj Kastrioti Skenderbeu – Heroi Kombetar i Shqiptarëve”. Ishin të pranishëm historian, albanalog, studiues e akademik nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet etnike shqiptare. Ky sesion shkencor oraganizohet në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skenderbeu, që perkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit. Sesionin e hapi kryetari i shoqatës “Trojet e Arbërit” Ndue Oroshi. Më pas përshëndeti kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili vlerësoi organizimin e këtij sesioni në nderim dhe përkujtim të veprës madhështore të Gjergj Kastriotit,  që ruhet e gjallë në memorien e gjithë shqiptarëve si një trashëgimi e vyer e trimerisë dhe urtësisë së heroit , njeriut simbol të bashkimit të kombit që u bë baza e themelit të shtetit. Ndaj ne jemi krenar që identifikohemi me prijsin e përbashkuesin e Kuvendit të Lezhës, Gjergj Kastriotin Skenderbeun, këtë kalorës legjëndar që për 25-vjet mbrojti atdheun e tij dhe u bë mburojë e qytetrimit europian.  Me krenarinë që i përkasim këtij qyteti, i cili 574 vjet më parë, pati nderin të mirëpresë dhe të shënoi Besëlidhjen e parë të shiptarëve në histori, do të punojmë për ta ruajtur këtë qytet si simbol të bashkimit, unitetit, harmonisë dhe mirkuptimit njerzor. Sheshi kryesor i Lezhës, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, përfundoi fjalën e tij Frrokaj, shumë shpejt do të ketë dhe përmendoren e heroit.
Sesioni vijoi me kumtesa shkencore që flisnin për historinë e familjes së Skenderbeut dhe kontributin e jashtzakonshëm të heroit si luftetar trim, prijës, diblomat, burre shteti dhe simbol i pavdekshëm i bashkimit të shqiptarëve. Prof.dr. Gjon Berisha në kumtesen e tij u ndal tek roli përbashkues i Gjergj Kastriotit. Ndërsa, gazetarja e Televizionit Shqiptar Entela Komnino në komtesen që mbajti trajtoi temën: “Si e shihte Fan Noli Skenderbeun”
Sesioni vazhdoi edhe me shumë kumtesa të tjera që hidhnin dritë mbi fakte , dokumente historike qe provojne se Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbetet heroi kombëtar i shqiptarëve, që e kujtojme jo thjesht në vitin kur Ai mbylli sytë, por si një perjetësim i veprës madhështore të tij, njeriut simbol të bashkimit të kombit që diti të arrij konsensusin e princave hatërmbetës, duke u bërë baza e themelit të shtetit. Mbetet dëshmi e pakontestueshme lidhja historike e Gjergj Kastriotit me Lezhën dhe Besëlidhjen e saj. Si luftetar i lirise, diplomat, burrë i madhe shteti dhe mit i pavdekshem në memorien e gjithë shqiptarëve, Skenderbeu mbetet epokal.

Lezhë, 28.07.2018        Pergatiti Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe