Sherbimi i dekorit dhe ndricimit

ndricimi

Ndricimi

Shërbimi për mirëmbajtjen e rrjetit administrohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Ky sektor ka në përbërjen e vetë 5 elektriçista.
Sipërfaqja totale e rrugëve , trotuarëve, shesheve është afërsisht 366,544 m2 nga këto të ndriçuara janë 286,343 m2
Sipërfaqja totale e zonave të gjelbëruara 47,150 m2 nga të cilat 29,785 m2 janë të ndriçuara.                                                                       Asete në dispozicion të ndriçimit janë:
• nr. i pikave të funizimit me energji elekrike (11)
• nr. i ndriçuesve të instaluar janë (850)
Në Njesinë Administrative Lezhë janë gjithsej 37 kontrata me 850 ndriçues  ndersa në njesitë administrative e tjera kemi 100 kontrata me OSHEE
Situata e synuar per 2017:
Do të shërbejnë 5 elektriçista dhe 1 shofer
Do të vazhdojnë të mirembahet nga Drejtoria e Shërbimeve rrjeti i ndriçimit publik.
• 2000 m2 rrugë kryesore dhe dytësore mirëmbahen dhe kanë ndriçim gjatë vitit.
• Do të zëvendsohen 76 ndriçues të dalë jashtë përdorimit.
• Mbulimin 80% të kostos së mirëmbajtjes nga të ardhurat nga tarifa e ndriçimit.
• Do të realizohet lidhja e 150 kontratave të reja në gjithë bashkinë
• Do të rehabilitohen 5 linja në njesitë administrative.
• Do të realizohet lidhja 150 kontratave të reja në gjithë bashkinë

Dekori

Dekori i mjediseve publike realizohet nga sipërmarja FLORAL shpk nëpërmjet kontratës 5 vjecare me datë 04.12.2012 që shtrihet në të gjithë qytetin. Dekorohet qyteti për festat e fund vitit, në rastet e festave zyrtare si dhe aktivitete të ndryshme të Bashkise. Pjesa më e madhe e dekorit realizohet me elementë të investuar në vite, të cilët ruhen dhe mirëmbahen nga punonjësit e sektorit. Çdo vit programohen fonde modeste për blerjen e elementëve të rinj për dekorimin e shesheve kryesore dhe akset kryesore në qendër të qytetit.

Situata e synuar:

•Do të vazhdojë kontrata për dekorimin e qytetit të Lezhës dhe rritet cilësia e dekorimeve në festat e fundvitit në qytet dhe do të dekorohen edhe qendrat e NJA-ve

 •Do të shtrihet shëbimi i dekorimit edhe në NjA të tjera Shëngjin, Shënkoll, Balldre, Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen dhe Ungrej.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe