Sherbimi i gjelberimit

gjelberimi

Ky sherbim realizohet nepermjet kontrates se lidhur 5 vjecare me sipermarresin e gjelberimit subjektin FLORAL shpk,me vleren 12,700.000 Leke per vitin 2012.Sipemarresi realizon punime konform kontrates per mjellje e mirembajtje siperfaqe lulesh ne 3.000 m2, mbjellje e mirembajtje siperfaqe bari te kultivuar ne 30525 m2, mirembajtje te siperfqeve te barit natyror ne rreth 49186 m2, mirembajtje te siperfaqeve inerte dhe ujore ne rreth 9350 m2 etj, sherbime ne drure dekorativ ne afro 1.316 rrenje, sherbime ne shkurre dekorative ne rreth 1610 rrenje, sherbime ne bordura te gjelberta ne 3380 ml, etj.

Bashkia Lezhe mbeshtetur dhe ne pervojen e viteve te kaluara dhe ne zbatim te detyrave e objektivave te vena te kryetarit te Bashkise Z.Viktor Tushaj, ka pasur si objekt kryesor rritjen e cilesise se sherbimeve dhe ne vecanti ate te sherbimit te gjelberimit te qytetit.Vemendje e vecante i eshte kushtuar permiresimit te cilesise se bimesise dekorative. Keshtu ne rrugen "L. Gurakuqi" jane zevendesuar 147 drure dekorative te tipit liguster te cilet jo vetem qe nuk ishin drure cilesore, por ishin shume te demtuer, me trung te deformuar dhe me mungese te uniformitetit, ne vend te tyre jane mbjelle 147 drure dekorativ te llojit bli shume cilesore dhe uniforme, po keshtu jane zevendesuar bimesia dekorative e llojit liguster nga ura e Lezhes dhe sheshi para Obeliskut me 48 drure dekorativ palme, shume cilesore, gjithashtu jane mbjelle ne vend te ligustres 18 drure dekorativ i llojit Kumbull e kuqe ne rrugen "F. Bardhi".Vec permiresimit te cilesise se drureve dekorativ, jane mbjelle drure dekorativ ne te gjitha rruget e qytetit qe jane rikonstruktuar. Po punohet me synimin qe te rritet siperfaqja e mbjelle me bar te kultivuar, per shfrytezimin e te gjitha hapesirave publike per ti kthyer ne dispozicion te qytetareve, gjithashtu po punohet per zvoglimin e siperfaqeve inerte per ti kthyer ne siperfaqe te gjelberta.

Puna e perditshme, sistematike dhe kembengulese e drejtorise se sherbimeve publike ne Bashki per te pasur nje qytet te gjelberuar ne te gjithe stinet e vitit, ka mundesuar jo vetem ruajtjen e tradites se mire, por e ka thelluar ate ne aspektin e investimeve ne sektorin e gjelbrimit dhe permiresimin e cilesise se bimesise dekorative, dukuri kjo majft e munguar ne vitet e kaluara.

Zonat e gjelberta dhe specifikime

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe