Shkolla “Lezha Akdemik Center” ndihma për familjet në nevojë të Bashkisë Lezhë

Shkolla amerikane “Lezha Akademik Center” me kontributin financiar të prindërve të nxënësve që ndjekin mësimet në këtë shkollë, për të gjashtin vit radhazi, në prga të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, shpërndanë pako me ndihma për familjet më në nevojë të Bashkisë Lezhë. Këto ndihma u përqëndruan me shumë në Njesinë Administrative Balldre dhe pikërisht në zonën e Torovicës, tek ish kampi i të burgosurve dhe të interrnuarve politik, ku mjaft familje jetojnë në një varfëri ekstreme. Drejtoresha e kësaj shkolle Klementina Shahini bën të ditur se me shpërndarjen e këtyre pakove me ushqimne, veshëmbathje e lodra për fëmije, janë patur parasysh familjet e perjashtuara nga ndihma ekonomike. Me dashuri e përkushtim nxënësit e shkollës “Lezha Akademik Center” shpërndanë në gjithë familjet e varfëra të kësaj zone pako me ndihma për t’u mundësuar atyre festimin sa më gezueshëm të Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.
Rrok Lelçaj

Sherbime dhe kontakte

Adresa:

Lagjia Skenderbeg, Sheshi Gjergj Kastrioti
Lezhe, Albania
info@lezha.gov.al
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2016 Bashkia Lezhe